Ka qenë kancelarja gjermane Angela Merkel ajo që ka inkurajuar kryeministrin shqiptar Edi Rama të mbledh krerët e Greqisë dhe Turqisë në një tryezë, shkruan gazeta gjermane Bild.
“Ndërtuesi i urës” midis dy vendeve për t’u futur në bisedime, kështu e cilëson gazeta kryeministrin Rama, transmeton Top Channel.
Kujtojmë se Greqia dhe Turqia janë në mosmarrëveshje për ishujt në Detin Egje, konflikt që kohët e fundit ishte përshkallëzuar.
Takimi i parë mes dy vendeve pritet të mbahet më 25 janar, në Stamboll.
Greqia dhe Turqia kanë zhvilluar rreth 60 raunde bisedimesh, deri në 2016, kur ato u ndërprenë. Tensionet u ndezën vitin e shkuar kur Ankaraja nisi një anije eksploruese në ujërat që pretendohen edhe nga Greqia, pavarësisht se tani anija është kthyer në portet turke.
Lexo më shumë këtu