Ka qenë kancelarja gjermane Angela Merkel ajo që ka inkurajuar kryeministrin shqiptar Edi Rama të mbledh krerët e Greqisë dhe Turqisë në një tryezë, shkruan gazeta gjermane Bild.

“Ndërtuesi i urës” midis dy vendeve për t’u futur në bisedime,  kështu e cilëson gazeta kryeministrin Rama, transmeton Top Channel.

Kujtojmë se Greqia dhe Turqia janë në mosmarrëveshje për ishujt në Detin Egje, konflikt që kohët e fundit ishte përshkallëzuar.

Takimi i parë mes dy vendeve pritet të mbahet më 25 janar, në Stamboll.

Greqia dhe Turqia kanë zhvilluar rreth 60 raunde bisedimesh, deri në 2016, kur ato u ndërprenë. Tensionet u ndezën vitin e shkuar kur Ankaraja nisi një anije eksploruese në ujërat që pretendohen edhe nga Greqia, pavarësisht se tani anija është kthyer në portet turke.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *