Pas përfundimit të numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht, partinë fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit e pret përgjegjësia e formimit të qeverisë së re.
Me numërimin e votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje është deri më tani fituese me 47,85 për qind të votave.
Megjithatë, për formimin e qeverisë së re, kuvendit dhe zgjedhjen e presidentit të ri do të duhet të ndiqen disa procedura.
Sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, pas formimit të parlamentit të ri duhet të vazhdohet me zgjedhjen e presidentit dhe më pas formimin e ekzekutivit.
“Bazuar në karakterin e Kushtetutës sonë, renditja e organeve kushtetuese nis me Kuvendin, vazhdon me presidentin dhe kalohet në ekzekutiv”, ka thënë Hasani për Klan Kosova.
“Ajo është renditja kushtetuese e organeve sepse Kuvendi është organi legjitimues që mandaton tjerat, nuk mundet ushtruesi i detyrës – në e kemi të theksuar në vendim të Gjykatës Kushtetuese, nuk është diskrecioni detyrë rutinore”.
Sipas tij, deputetët e kanë për detyrë të rrinë në sallë dhe t’i formojnë organet.
Lexo më shumë këtu