Shërbimet e gastronomisë dhe qendrat tregtare në Kosovë do t’i rikthehen punës nga dita e hënë, 19 prill.
Pas rishikimit të masave kundër Covid-19, qeveria e vendit ka njoftuar edhe për orarin e ri të lëvizjes së qytetarëve.
Ora kufizuese nga e hëna fillon në 22:30 dhe zgjatë deri në 05:00 të mëngjesit.
“Nga data 19 prill [nesër], institucioneve publike dhe private të arsimit iu lejohet ta vazhdojnë aktivitetin e tyre në mënyre të rregullt duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë”, ka thënë Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, transmeton Klan Kosova.
Ai ka shtuar se “shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitete, mirëpo duhet të mbahet distanca e tavolinave”.