Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës ka patur përplasje verbale mes Ministres së Punëve të Jashtme dhe deputetëve të PDK-së.
Shkak i përplasjes ka qenë diskutimi rreth Dhomave të Specializuara në Hagë.
“Ky koalicion qeveritar nuk e ka krijuar Gjykatën Speciale dhe ju jeni përgjegjës që prijësit tuaj janë në hagë. Bëhuni opozitë serioze dhe konfrontohuni me të vërtetën”, ka thënë Gërvalla, transmeton Express.
Në reagimin e tij, deputeti Abelard Tahiri kërkoi shkarkimin e Gërvallës.
“Ti sot më shumë ngjason me ambasadorin e Serbisë se sa si ministre e Punëve të Jashtme”, ka thënë Tahiri.
“Me pas një kryeministër të përgjegjshëm, sot të të kishte shkarku”, ka shtuar Tahiri, transmeton Koha.net.
Tensionet e krijuara në sallën e Kuvendit kanë bërë që seanca të shkoj në pauzë.