Regjistrimi i popullsisë në Kosovë do të bëhet gjatë vitit të ardhshëm.
I paraparë për vitin 2021, regjistrimi është shtyrë për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve lokale.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Transfere, transmeton Koha.net.
Kostoja për këtë regjistrim pritet të jetë mbi 10 milionë euro. Regjistrimi i fundit të popullsisë ka qenë para dhjetë viteve, më 2011.