Dërgesa më e madhe e vaksinave kundër Covid-19 ka mbërritur të dielën në Maqedoninë e Veriut.
Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë Ivanka Stojanoski bashkë me ambasadorin kinez Xhang Suo pritën 500 mijë dozat e vaksinës në Aeroportin e Shkupit.
Këto vaksina janë të prodhuesit kinez Sinovac.
“Me procesin e deritanishëm të imunizimit dhe vaksinimit të një numri të madh të qytetarëve, ne po tregojmë rezultate të shkëlqyera në uljen e numrit të të infektuarve me COVID-19 dhe qytetarëve të shtruar në spital”, ka deklaruar Stojanoski, transmeton REL.
Të shtunën në Shkup arritën edhe 100 mijë vaksina të kompanisë Pfizer/BioNTech, në kuadër të mekanizmit COVAX.
Me pranimin e këtij numri të vaksinave, në Maqedoninë e Veriut pritet që brenda një dite ta vaksinohen deri në 20,000 persona.