Dërgesa më e madhe e vaksinave kundër Covid-19 ka mbërritur të dielën në Maqedoninë e Veriut.

Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë Ivanka Stojanoski bashkë me ambasadorin kinez Xhang Suo pritën  500 mijë dozat e vaksinës në Aeroportin e Shkupit.

Këto vaksina janë të prodhuesit kinez Sinovac.

“Me procesin e deritanishëm të imunizimit dhe vaksinimit të një numri të madh të qytetarëve, ne po tregojmë rezultate të shkëlqyera në uljen e numrit të të infektuarve me COVID-19 dhe qytetarëve të shtruar në spital”, ka deklaruar Stojanoski, transmeton REL.

Të shtunën në Shkup arritën edhe 100 mijë vaksina të kompanisë Pfizer/BioNTech, në kuadër të mekanizmit COVAX.

Me pranimin e këtij numri të vaksinave, në Maqedoninë e Veriut pritet që brenda një dite ta vaksinohen deri në 20,000 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *