Sir David Attenborough do të sjell pesë seri të reja televizive të cilat do të dokumentojnë se si forcat e ndryshme të natyrës i japin jetë planetit Tokë.
Dokumentari ‘A Perfect Planet’ (Një planet perfekt) do të tregoj se si oqeanet dhe vullkanët e bëjnë tokën të zhvillohet, derisa kafshët e egra arrijnë të adaptohen në çfardo kushte që natyra i detyron.
Siç transmeton BBC, Attenborough është shprehur se “për të mbrojtur planetin tonë perfekt, ne duhet të sigurohemi të bëhemi një forcë për të mirë”.
Episodi i fundit i këtij dokumentari do të fokusohet mbi ndikimin e njerëzve në ambientin e planetit.
Seritë e dokumentarit ‘A Perfect Planet’ do të transmetohen në BBC One më vonë gjatë këtij viti.