Super-heroi “Aquaman” dhe pjesë e aktorëve të një prej serialeve më të shikuara “Game of Thrones”, Jason Momoa i bashkëngjitet ekipit të një prej produksioneve më fitimprurëse “Fast & Furious”.
Jason Momoa i cili ka specialitet paraqitjet në filmat aksion dhe rrjedhimisht një lajm i këtillë është mirëpritur nga kritika dhe gazetarët e Hollywood-it.
Ende nuk dihet shumë për përmbajtjen e “F10”, por Momoa pritet të luajë personazhin kryesor negativ.
Xhirimet pritet të fillojnë këtë pranverë gjersa premiera e filmit është caktuar për 19 maj 2023, me Vin Diesel, Tyrese Gibson, Ludacris, Michelle Rodriguez, Sung Kang dhe Jason Momoa.
Regjisor i “F10” do të jetë përsëri Justin Lin i cili ishte regjisor i “F9: Fast Saga” i publikuar në fillim të 2021.