Super-heroi “Aquaman” dhe pjesë e aktorëve të një prej serialeve më të shikuara “Game of Thrones”, Jason Momoa i bashkëngjitet ekipit të një prej produksioneve më fitimprurëse “Fast & Furious”.

Jason Momoa i cili ka specialitet paraqitjet në filmat aksion dhe rrjedhimisht një lajm i këtillë është mirëpritur nga kritika dhe gazetarët e Hollywood-it.   

Ende nuk dihet shumë për përmbajtjen  e “F10”, por Momoa pritet të luajë personazhin kryesor negativ.

Xhirimet pritet të fillojnë këtë pranverë gjersa premiera e filmit është caktuar për 19 maj 2023, me Vin Diesel, Tyrese Gibson, Ludacris, Michelle Rodriguez, Sung Kang dhe Jason Momoa.

Regjisor i “F10” do të jetë përsëri Justin Lin i cili ishte regjisor i “F9: Fast Saga” i publikuar në fillim të 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *