Është bërë publike data e lansimit të filmit të ri nga franqiza Scream.
Filmi përsëri do të jetë në regji të Matt Bettinelli-Olpin dhe Tyler Gillett, dhe në skenarin e James Vanderbilt dhe Guy Busick.
Filmi i gjashtë i serisë Scream do të jetë nëpër kinema nga 31 marsi i vitit 2023.
Sic transmeton NME, në njoftimin për ardhjen e filmit shënohet: “Njëzet e pesë vite pas vrasjeve brutale që shokuan qytezën e qetë të ëoodsboro, një vrasës i ri ka vendosur maskën Ghostface dhe fillon të sulmoj një grup adoleshentësh për të rikthyer sekretet nga e kaluara e errët e qytezës.”