Tërmeti që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Bosnje dhe Hercegovinë i ka mrrë jetën një gruaje.
Mediat e vendit raportojnë se bëhet fjalë për një grua në të njëzetat nga Stolaci e cila ka vdekur pasi gurët e kanë goditur derisa ishte në shtëpinë e saj në momentet e dridhjes së tokës.
Sipas portaleve klix.ba, ajo u transferua në Spitalin e Mostarit por mjekët arritën vetëm të konstatojnë vdekjen e saj.
Sipas qendrës spitalore në Stolac një numër i madh i njerëzve janë lënduar.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ishte 20 kilometra në lindje të Stolacit dhe 45 kilometra në juglindje të Mostarit.