Për shkak të mungesës së punimeve të kërkuara shkencore dhe në mungesë të stafit adekuat, Universitetit të Prishtinës nuk i janë akredituar 9 programe të nivelit master dhe të doktoratës.
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i ka refuzuar nëntë kërkesa të Universitetit të Prishtinës për akreditim të programeve.
Për mungesë të punimeve shkencore nuk është akredituar programi për Shkenca kompjuterike në nivelin master në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, transmeton KOHA.
Në mungesë të stafit të fushës së ngushtë i është refuzuar kërkesa Fakultetit të Mjekësisë për akreditimin e programit “Rregullativa Farmaceutike” në nivelin master.
Lexo më shumë këtu