Deputetja ukrainase, Iryna Friz, ka falënderuar Kosovën për mbështetje në kohën kur vendi i saj po përballet me rrezikun e luftës nga Rusia.

Duke shpërndarë postimin e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, në përkrahje të Ukrainës, deputetja Friz ka bërë thirrje që të krijohen marrëdhënie zyrtare me shtetin e Kosovës.

“Faleminderit shumë miqve tanë nga Kosova, Presidentes Vjosa Osmani dhe ish-Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës Vlora Çitaku, për mbështetjen e Ukrainës në kohën e kërcënimit të pushtimit nga Rusia. Jam i bindur se Ukraina duhet të mbështesë miqtë e vërtetë, të cilët gjithashtu zgjedhin pavarësinë e tyre. Është koha për të refuzuar standardet e dyfishta”, ka shkruar Friz.

Ajo ka shkruar se vendosja e marrëdhënieve miqësore me Prishtinën është një hap që duhet të bëhet, e që është bllokuar më parë nga politika ruse në Ballkan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *