Grupi Parlamentar i AAK-së ka arritur të mbledh nënshkrimet e nevojshme për thirrje të një seance të jashtëzakonshme në lidhje me taksën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja.
“Nënshkrimet i kemi mbledhur me tri partitë opozitare, AAK-ja, PDK dhe Nisma, dhe do të dakordohemi për ditën, sigurisht se gjithçka do të jetë në pajtim me të tri subjektet opozitare, sot nuk do të jetë por ajo që është me rëndësi ne jemi bashkë për shkak të interesit të vendit, e jo interesi ndonjë subjekti politik.” ka thënë deputetja Teuta Haxhiu, transmeton Insajderi.
Haxhiu thotë se përmes Kuvendit do të mundohen të ngritim zërin pasi po preket interesi i Kosovës. Ajo kërkon nga kryeministri i Kosovës të sqarojë se cilat do të jenë përfitimet e vendit me paralajmërimet për heqje të taksës.