Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po vazhdon mbledhjen e nënshkrimeve për të thirrur seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit të Kosovës.

“Deri më tani janë mbledhur 31 nënshkrime, Partia Demokratike e Kosovës 13, Nisma Socialdemokrate 5 dhe ne të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës 13” ka thënë për Telegrafi, deputeti Pal Lekaj.

Për thirrjen e seancës jashtëzakonshme duhen 40 nënshkrime.

AAK ka kundërshtuar qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti, që taksën 100 për qind ta zëvendësojë më reciprocitet të plotë, ekonomik, politik dhe tregtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *