Qeveria e re e Malit të Zi do të jetë e përkushtuar për bashkëpunim me partnerët perëndimorë, ka thënë zv.kryeministri malazez Dritan Abazoviq.

Abazoviq pati një bisedë me të dërguarin e posaçëm të Departamentit të Shtetit për Ballkanin, Matthew Palmer.

“Qëllimi kryesor i qeverisë së re është forcimi i shtetit ligjor dhe krijimi i institucioneve të forta. Mali i Zi mbetet i përkushtuar për bashkëpunim me partnerët perëndimorë si dhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal, në mënyrë që të krijojë një të ardhme më të sigurt dhe më të mirë,” ka thënë Abazoviq gjatë kësaj bisede, transmeton VOA.

Pas interesimit të zotit Palmer për kursin e politikës së jashtme të qeverisë së re, zëvendës kryeministri Abazoviq përsëriti përpjekjet e forta të qeverisë së Malit të Zi për të përmbushur të gjitha detyrat nga agjenda Euro-Atlantike, duke theksuar se Mali i Zi mbetet i përkushtuar anëtarësimit në NATO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *