Pas çdo nacionalizmi në Ballkan fshihet korrupsioni dhe krimi i organizuar, thotë politikani malazias Dritan Abazoviq.
Abazoviq, që ishte zëvendëskryeministër në mandatin e qeverisë së kaluar, thotë se dëshira e tij është që Mali i Zi të jetë i gatshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian brenda tri viteve të ardhshme.
Në një intervistë për DW, ai thotë se Qeveria e re e Malit të Zi duhet të ketë 7-8 detyra të qarta, ndër të cilat më kryesoret janë “zhbllokimi i rrugës europiane”dhe përgatitjet për sezonin e ri turistik.
Abazoviq konsiderohet të jetë kandidati kryesor për kryeministër të ardhshëm malazez.
“Ne jemi këtu për të treguar se kohezioni social është i mundur”, thotë Abazoviq, duke theksuar se do të bënte gjithçka për të parandaluar ekzistencën e “dy shteteve paralele në Mal të Zi”.
Ai thotë se Qeveria e re e Malit të Zi duhet të ketë 7-8 detyra të qarta, ndër të cilat më kryesoret janë “zhbllokimi i rrugës europiane”dhe përgatitjet për sezonin e ri turistik.
Dyshimeve rreth funksionimit të malazezëve dhe serbëve brenda një shteti, Abazoviq u përgjigjet me një pikëpamje tjetër: “Unë qëndroj pas tezës se korrupsioni dhe krimi i organizuar fshihen pas çdo nacionalizmi në Ballkan”.