Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, konfirmoi të mërkurën se është nënshkruar Marrëveshja Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.
Marrëveshja parasheh rregullimin e marrëdhënieve mes Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe me bazë në Beograd.
Pas kësaj, partia e Presidentit Milo Gjukanoviq ka kërkuar shkarkimin e Abazoviqit duke paralajmëruar mocion të votëbesimit në Kuvend më 19 gusht.
Marrëveshja ishte miratuar nga Qeveria në Podgoricë më 8 korrik, porse Abazoviqi kishte njoftuar më herët se nënshkrimi zyrtar i saj me patriarkun Porfirije nuk do të ndodhë më 3 gusht, transmeton KOHA.
Pas nënshkrimit, kryeministri Abazoviq tha se një çështjeje të rëndësishme i është vënë pikë.
“Është nder dhe kënaqësi që më është dhënë mundësia e pazakontë për të nënshkruar Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe dhe për ta mbyllur këtë çështje në një mënyrë shumë të bukur, të përshtatshme dhe dinjitoze”, deklaroi Abazoviq.