Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurti në lidhje me interesimin e këtij të fundit rreth zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri.

“Marrja me zgjedhje e protesta në Shqipëri – nga Kryeministri, ministrat e deputetët e tij – në kohë kur nga 80 bashkëqytetarë në javë na vdesin në Prishtinë; kur të moshuarit e të rrezikuarit presin vaksinim, tregon papjekuri, tregon papërgjegjësi”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Gjatë vikendit, disa nga ministrat dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë vizituar Shqipërinë. Ndërsa, të dielën, Kryeministri Kurti ka njoftuar ka zhvilluar një takim virtual bashkë me kandidatët e LVV-së në zgjedhjet në Shqipëri.

Në reagimin e tij, Abdixhiku ka paralajmëruar qeverinë  e drejtuar nga Kurti.

“Me këtë fillim të dobët, të dobët shumë, edhe muajt e mjaltit marrin fund. Keni përgjegjësi, mbani përgjegjësi”, ka shkruar kryetari i LDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *