Pas takimit me Kryeministrin Albin Kurti, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka thënë se gjatë takim është biseduar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë vërejtja se kryeministri jo vetëm për reciprocitet por edhe për shumë tema tjera ka ndryshuar pozicion në dialog por është koha e tij ta dëshmojë vetën”, i tha të mërkurën gazetarëve Abdixhiku.

Siç transmeton Koha.net, në këtë takim krytari i LDK-së i ka ofruar kryeministrit “një qartësim, një kërkesë dhe një ofertë”.

Derisa qartësimi ka qenë rreth dokumenteve të qeverisë së kaluar në lidhje me dialogun dhe kërkesa për qëndrimin e qeverisë rreth dialogut, LDK-ja gjithashtu ka ofruar edhe dokument me parime që duhet të mbrohen gjatë dialogut me Serbinë.

“Ky dokument përmban parime që duhet mbrojtur, siç janë diskutimi mbi bazën e vendimit të GJNDS-së për Kosovën, mbrojtja e integritetit territorial, ruajtja e rendit kushtetues dhe rezultati final duhet të jetë anëtarësimi në NATO dhe njohja e ndërsjellë”, ka thënë Abdixhiku.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *