Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar se partia e tij nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente në rast se kryeministri Albin Kurti nuk do ta tërheqë reformën në Ligjin për Zgjedhje.

“LDK gjithmonë ka mbështetur reformat zgjedhore, nuk kemi ndonjë kundërshtim, por reforma duhet të jetë më e thellë sesa kaq. Nëse ky ndryshim nuk tërhiqet, kryeministri Kurti na dërgon në zgjedhje dhe të krijojë vakuum institucional”, u shpreh Abdixhiku, transmeton Koha.net.

Ai shtoi se kryeministri i Kosovës u përpoq të shantazhonte opozitën me fjalimin e tij në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, pavarësisht se LDK-ja kishte vendosur të qëndronte në sallë për votimin e Osmanit si presidente. 

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *