Romancieri nga Zanzibari, Abdulrazak Gurnah, ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2021.
Gurnah lindi në Tanzani në 1948, por u transferua në Angli në një moshë të re. Ai ka shkruar 10 romane, shumë prej të cilëve fokusohen në përvojën e refugjatëve.
Në arsyetimin për ndarjen e qmimit është shënuar se Gurnah vlerësohet “për depërtimin e tij të pakompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit në gjirin midis kulturave dhe kontinenteve.”
Mes të nominuarve ka qenë edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, i cili nuk ia doli të përzgjidhet as këtë vit.
Duke folur për BBC, rreth momentit kur është njoftuar që është fitues, Gurnah ka thënë se kishte menduar që ishte shaka.