Rreth 216,000 fëmijë, shumica prej tyre djem, janë abuzuar seksualisht nga klerikët katolik në Francë që nga viti 1950.
Këto janë të dhënat e treguara nga një hulumtim i kryer nga një komision i inicuar nga Kisha Katolike Franceze dhe raporti i tij vjen pas pretendimeve në gjithë botën për abuzime nga klerikët katolik.
Drejtuesi i hulumtimit tha se hulumtimi për abuzimet në Francë ka treguar se kanë qenë së paku 3,200 abuzues, derisa ka akuzuar Kishën për indiferencë “të egër” ndaj viktimave, transmeton BBC.
Hulumtimi ka treguar se numri i fëmijëve të abuzuar në Francë mund të rritet në 330,000 kur të merren parasysh edhe abuzimet nga shërbyesit e Kishës që kryejnë profesionin si mësuesë në shkolla katolike.
Raporti i publikuar është afër 2,500 faqe dhe tregon se shumica e viktimave ishin djem të moshën 10 deri në 13 vjeç.
Shumica e rasteve të abuzimit të zbuluara nga hulumtimi janë aq të vjetra sa nuk mund të ndëshkohen nga ligji francez.