Përditsimi i fundit në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregon se janë numëruar 98% e votave të qytetarëve në zgjedhjet që u mbajtën dje në gjithë Kosovën.
Nga ky numërin, Lëvizja Vetëvendosje prin me 48,17% të votave.
E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 17,35%. Më pas, Lidhja Demokratike me 13,18% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7,42%.
Nisma Socialdemokrate ka vetëm 2,59%.
Në këto zgjedhjet e djeshme morën pjesë mbi 47 për qind e votuesve. Të drejtë vote kishin mbi 1.7 milion qytetarë.
Ndërsa ende nuk janë numëruar votat me kusht dhe ato të diasporës.