Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është frymëzuar nga ditët kur qytetarët e Prishtinës kanë qenë në izolim për shkak të panedmisë, dhe kur qarkullimi i veturave ishte i ulët.

“Dallim i madh Prishtina me shumë kerre dhe Prishtina me pak kerre. Pas pandemisë, si komunë do të kemi një varg masash për të reduktuar numrin e makinave prej pagesave për qendër, parkingjeve më të shtrenjta deri te mbyllja e rrugëve të caktuara në vikende, si dhe mbyllja e përhershme e disa rrugëve.” ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai tha se do të ketë investime në transportin publik, në ciklizëm dhe gjelbërim.

Nga 4 maji, sikurse në gjithë Kosovën, edhe në Prishtinë banorët kanë mundësinë të dalin dy herë në ditë nga 90 minuta, derisa u është lejuar edhe hapja e disa bizneseve. Si rrjedhojë, qarkullimi me vetura është shtuar dukshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *