Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se rihapja e çerdheve ka mbetur në përgjegjësinë e komunave.

Duke reaguar pas vendimeve të fundit të qeverisë, rreth masave parandaluese kundër Covid-19, Ahmeti ka treguar se kur do të nis rihapja e çerdheve në Prishtinë.

“Komuna e Prishtinës synon hapjen e tyre por me kushte të caktuara për të cilat do të ju njoftojmë ditëve në vijim. Meqenëse e premte është Bajram, sipas të gjitha gjasave rihapja me kushte do të lejohet nga e hëna, 3 gusht 2020”, ka shkruar ai në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *