Një nga të mbijetuarit e aksidentit të autobusit në Kroaci ka thënë se momenti tragjik ndodhi rreth 3 orë pas pushimit.

Të dielën, autobusi që po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës u aksidentua në Sllavonski Brod të Kroacisë duke shkaktuar vdekjen e 10 personave dhe duke të lënduar mbi 40 të tjerë.  

Gjatë ditës së hënë në Kosovë ishte ditë zie në nderim dhe përkujtim të viktimave.

Ndërkohë, shoferi që po drejtonte autobusin në momentin e aksidentit është marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Shtetit në Kroaci.

I mbijetuari Hajdaraj i ka thënë Top Channel se ka qenë në gjumë kur ndodhi aksidenti në orën 6 të mëngjesit. Sipas tij ka qenë një udhëtim normal, ku janë bërë pushime dhe ka pasur pika kontrolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *