Policia në Shqipëri ka realizuar një aksion të fuqishëm pas ngjarjeve kriminale ndodhur gjatë javës së kaluar, kur ndodhën dy vrasje dhe një atentat me tritol në kryeqytet.
Brenda tre ditëve të aksionit nga FNSH dhe Renea, janë arrestuar 59 persona për armbajtje pa leje, të kapur me sasi droge apo edhe për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.
Siç transmeton Top Channel, policia e shtetit ka nxjerrë në aksion mbi 80 patrulla dhe postblloqe të uniformave blu, në një plan masash të cilin ajo e ka konsideruar, mbajtja nën kontroll e situatës kriminale në vend dhe ruajtja e qetësisë publike.