Aktivistja Loujain al-Hathloul është dënuar në Arabinë Saudite me më shumë se pesë vjet burgim, për shkak të fushatës së saj për të drejtën e grave për të drejtuar makinën.

31 vjeçarja ka më shumë se dy vite që qëndron në një burg të sigurisë së lartë, prej kur u arrestua më 2018 nën akuzat që përfshinin edhe kontaktet me organizata armiqësore për Arabinë Saudite.

Këtë javë, Gjykata e Specializuar Penale e vendit, e cila u krijua për të gjykuar çështjet e terrorizmit, e dënoi atë për akuza të ndryshme, përfshirë përpjekjen për të dëmtuar sigurinë kombëtare dhe për të çuar përpara një agjendë të huaj, tranmseton Radio Evropa e Lirë.

Gjykata e dënoi atë me pesë vjet e tetë muaj burgim. Dy vjet e dhjetë muaj të dënimit u tha se janë pezulluar. Duke përfshirë vitet e pezulluara dhe tashmë të vuajtura në burg, Al-Hathloul, mund të lirohen vitin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *