Aktori dhe regjisori kanadez, Rick Moranis, ka vendosur t’i kthehet aktrimit pas më shumë se dy dekada largim nga aktrimi.
Moranis është i njohur për filmin Honey, I Shkrunk The Kids, dhe tani ka vendosur të jetë pjesë e vazhdimimit të komedisë nga vitet 1980-ta.
Aktori është i njohur edhe për paraqitjet në filmat si Ghostbusters dhe The Flintstones, derisa u largua nga paraqitjet filmike në vitin 1997.
Fansat e tij tani janë të emocionuar pas lajmit se ai do të kthehet në ekran, duke rikthyer rolin e Wayne Szalinskit në filmin e ri që tani për tani mban emrin Shrunk.