Tara Reade ka kërkuar nga kandidati demokrat Joe Biden që të largohet nga gara për presidentin e Shteteve të Bashkuara.

56 vjeçarja akuzon kandidatin Biden për sulm seksual, të cilin ajo thotë se e përjetoi 27 vite më parë kur punonte si asistente stafi e Bidenit, kur ky i fundit ishte senator në shtetin amerikan të Delaware.

Në një intervistë me Megyn Kelly, Reade kërkoi që Biden të largohet nga gara presidenciale,  por gjithashtu shtoi që e di se ai nuk do ta bëjë këtë.

E pyetur nëse do të pranoj të bëjë testin detektues të gënjeshtrës, ajo tha: “Do ta bëjë nëse edhe Joe Biden e bënë.”

Reade ka treguar në detaje se si është sulmuar nga Biden gjatë kohës kur kishte punuar si asistente, 1992-93.

“Ai e kishte vendosur njërën dorë nën këmishën time, dhe me tjetrën vazhdonte nën fundin tim, dhe më pas lëvizi lartë, dhe unë pothuajse isha në majë të gishtave,” ka treguar Reade, transmeton BBC.

Tani 56 vjeçe, ajo ka vazhduar të kujtoj në detaje momentet nga pothuajse tre dekada më parë.

“Kur kaloi brenda fundit, ai po fliste gjithë kohën me mua, dhe po më mbështetej, e unë u largova nga koka e tij.”

Kur ajo kishte refuzuar të vazhdonte më tutje “ai e kishte shikuar dhe i kishte thënë ‘Çfarë dreqin, kam dëgjuar se të pëlqej’”.

Pas kësaj, ka shtuar Reade, Biden i kishte drejtuar gishtin dhe i kishte thënë: “Je asgjë për mua. Je asgjë.”

Pas kësaj akuze për sulm seksual, nga kampi i kandidatit Biden kanë thënë se rrespektojnë të drejtën për të ndarë rrëfimet pa frikë, por që nuk duhet sakrifikuar e vërteta.

“E vërteta është se këto deklarata janë false dhe materiali që është paraqitur për t’i mbështetur ato, nën shqyrtim, vazhdon të tregoj falsitetin e tyre” Ka thënë Kate Bedingfield, përgjegjëse për komunikim e kampanjës së Joe Biden.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *