Madeleine Albright do të përfshihet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë Profesori i Universitetit Johns Hopkins në Washington, Daniel Serwer.

Duke folur për televizionin N1, njohësi i çështjeve të Ballkanit ka shprehur besimin se ish-sekretarja e shtetit Albright do të ketë rol në bisedimet e ardhshme mes dy vendeve ballkanike.

“Nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë serbët për këtë, ose ajo që të mos përfshihet Madeleine Albright. Ajo do të përfshihet. Ajo është një ish- sekretare e shtetit dhe rryma është e rëndësishme, jo aq në Partinë Demokratike, por në botën demokratike që mendon, pjesa e botës demokratike që mendon për politikën e jashtme “Dhe ajo jetoi në Serbi, ajo flet serbisht. Unë mendoj se kjo duhet vlerësuar,” ka thënë Serwer, transmeton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *