Albumi i fundit i Adele i titulluar “30” është albumi më i shitur në vitin 2021 megjithëse u publikua në mes të muajit nëntor. 

I njohur edhe si “albumi i divorcit”, pasi Adele ishte 30 vjeçare kur u nda nga burri i saj Simon Konecki, arriti të shitet me 600 mijë kopje duke u bërë albumi i vetëm në botë gjatë vitit të kaluar që është shitur me më shumë se gjysëm milioni kopje.

Megjithatë, ky sukses mbetet mbrapa nga suksesi i albumit paraprak “25” i cili ishte shitur me mbi 800 mijë kopje.

Ky dallim tregon se tani njerëzit më shumë preferojnë të dëgjojnë këngët stream online sesa të blejnë komplet albume në formë CD-je apo pllakë gramafoni.

Më poshtë janë të rradhitur top 10 albumet më të shitura të vitit 2021, përpiluar nga të dhënat e shtëpivë botuese muzikore në Britani të Madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *