Albumi “Vultures”, bashkëpunim i Kanye West dhe Ty Dolla $ign do të lëshohet më 12 janar, kanë konfirmuar përfaqësuesit e dy reperëve.

Ky album ishte menduar të lëshohet më 15 dhjetor, derisa ishte paralajmëruar edhe dy herë më parë gjatë muajit tetor dhe nëntor.

Albumi ka kohë që është duke u punuar, derisa në nëntor reperi Ty kishte thënë se është duke inqizuar bashkë me Kanyen në Arabinë Saudite.

Siç transmeton NME, pritet që albumi të lëshohet nën emrin artistik ¥$, dhe në te janë të përfshirë Freddie Gibbs, Playboi Carti, Future, James Blake dhe muzicientë të tjerë.

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *