Dua Lipa ka treguar se ka përfunduar gjysmën e punës në përgatitjen e albumit të saj të ri.

Gjatë një interviste me Elton John, si pjesë të podcastit të saj Service95, këngëtarja ka treguar më të fundit nga puna e saj në albumin e tretë.

“Ka filluar të ndjehet mirë,” ka thënë Lipa, duke shtuar se ka përfunduar “50 përqind të punës”.

“Ka filluar të marrë formë. Jam shumë e emocionuar për disa prej këngëve të reja dhe është gjithmonë emocionuese të shoh përpara drejt gjërave,” ka thënë Lipa.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *