Përmes një postimi në Facebook, Ambasada amerikane në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë të respektojnë masat e Qeverisë së Kosovës në përballje me përhapjen e koronavirusit.

“E dijmë se distancimi social global dhe zbatimi i kufizimeve në lëvizjen lokale po zgjat shumë. Por, është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë t’i respektojmë masat e Qeverisë së Kosovës dhe komunave lokale, për ta ndaluar përhapjen e COVID-19,” thuhet në njoftimin e ambasadës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *