Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që Kosova të bëjë zgjedhje të lira dhe paqësore, pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Dje, Gjyakata Kushtetuese vendosi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo për shkak të votës së deputetit Etem Arifit.

Pas kësaj, Ambasada e SHBA-së  u ka bërë thirrje të gjitha partive dhe institucioneve të respektojnë vendimin e Kushtetutës dhe të sigurojnë që qytetarët të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira.

“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore”, thuhet në deklaratë, transmeton Koha.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *