Kosova do të pranoj edhe reagime të tjera në të ardhmen nga Bashkimi Evropian në lidhje me vendosjen e ambasadës në Jeruzalem, ka thënë drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian, Emrush Ujkani.
Sipas Ujkanit, në të ardhmen do të ketë presion ndaj institucioneve të Kosovës rreth kësaj çështje.
“Reagimi nga Brukseli ka qenë i pritshëm dhe gjykoj që në të ardhmen ky reagim do të vijë duke qenë më i zorshëm dhe duke ju bërë presion institucioneve tona që Kosova të ndjekë linjën e njëjtë me vendet e BE-së sa i përket çështjes së marrëdhënieve diplomatike me Izraelin; në mënyrë të veçantë vendosjen e përfaqësisë diploamtike në atë vend”, ka thënë Ujkani për Klan Kosova.
Ujkani theksoi se Kosova mund të kushtëzohet me bllokim të ndihmave financiare nga BE-ja.