Ambasadori i ri i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, ka mbërritur në Prishtinë.

Përmes një postimi në Twitter, i ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë i ka dhuruar mikëpritje ambasadorit të ri amerikan.

“Sot e mirëprita në Prishtinë ambasadorin e emëruar Jeff Hovenier. Ka qenë një nder të shërbej si i ngarkuar me punë gjatë muajve të fundit”, ka shkruar Nicholas Giacobbe.

Ndërkohë, gjatë ditës së hënë pritet të mbahet ceremonia e marrjes së kredencialeve nga ambasadori Hovenier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *