Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, e ka cilësuar si hap të rëndësishëm dhe guximtar vendimin e Kryeministrit Albin Kurti për heqjen e pjesshme të taksës ndaj mallrave serbe.

“Hap i guximshëm dhe i rëndësishëm nga kryeministri Albin Kurti vetëm pas pak javësh në detyrë. Tani ky hap duhet të shpijë në një proces konstruktiv për heqjen e barrierave të tregtisë dhe lëvizjes së lirë midis Kosovës dhe Serbisë dhe riangazhim për një dialog që çon në normalizim të plotë”, ka shkruar Heldt në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *