Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka uruar qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka theksuar se SHBA-të qëndrojnë me Kosovën dhe se pret që të punoj në të ardhmen me qeverinë e re të formuar pas zgjedhjeve.
“Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë demonstruar përkushtim ndaj demokracisë dhe një vizion për të ardhmen. Amerika qëndron me Kosovën – dhe presim të punojmë me qeverinë e re, sapo të formohet, në qëllimet e përbashkëta të paqes, drejtësisë dhe prosperitet”, ka shkruar Kosnett.