Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka uruar Kryeministrit shqiptar Edi Rama për nisjen zyrtarisht të detyrës së qeverisë në mandatin e tretë.
“Urime Kryeministrit Edi Rama për fillimin zyrtarisht të mandatit të tretë historik”, ka shkruar Kim në Twitter.
Ambasadorja amerikane tha se pret të punojë intënsivisht me qeverinë e Ramës në “forcimin e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit”.

Kryeministri Rama dhe ministrat e qeverisë u betuan sot tek Presidenti shqitpar Ilir Meta. Ceremonia zgjati rreth 15 minuta, transmeton ABCNews.
Në qeverinë e re do të jenë 12 ministre gra.

