Gjatë ditës së hënë mund të fillojnë vaksinimet e para kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Spitali i Qendrës Mjekësore të Universitetit Rush në Çikago po përgatitet të fillojë vaksinimet kundër COVID-19 me vaksinën e prodhuar nga Pfizer-BioNTech, të miratuar për përdorim emergjent nga autoritetet amerikane mbrëmjen e së premtes.
Megjithatë, shumë qytetarë amerikanë janë skeptik. Një anketë nga “Associated Press” tregon se rreth gjysma e të rriturve thonë se nuk do të vaksiohen ose janë të pasigurtë, transmeton Zëri i Amerikës.
Ciarra Walters është banore e qytetit Los Anxhelos në Kaliforni. Ajo thotë:
“Sipas meje vaksina u krijua shumë shpejt, dhe nuk i dimë efektet anësore, nuk është testuar mjaftueshëm.”‘
Një tjetër banor i qytetit, Mario Mancia, shprehet po ashtu skeptik.
“Duhet të sigurohemi që vërtetë funksionin. Nuk i duhet lënë rastësisë dhe mundësisë se mund të jetë e dëmshme.”
Lexo më shumë këtu