Zyrat e organizatës për të drejtat e njeriut Amnesty International në Hong Kong pritet të mbyllen deri në fund të këtij viti.

Në njoftimin e bërë nga kryetarja e bordit të AI thuhet se vendimi vjen për shkak të ligjit që Pekini ka vendosur për këtë qytet e që ka të bëjë me sigurinë kombëtare.

Sipas ligjit, kushdo që dyshohet se kryen terrorizëm, akte separatizmi, përpjekje për përmbysje të pushtetit ose bashkëpunon me forcat e huaja, mund të gjykohet dhe të përballet me burgim të përjetshëm nëse dënohet, transmeton VOA.

Grupi i të drejtave të njeriut i bashkohet disa sindikatave dhe organizatave të tjera joqeveritare që ndërpresin punën në Hong Kong që nga hyrja në fuqi e ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *