Njoftimi bombë se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është paditur për krime lufte, e minoi strategjinë e administratës amerikane, vazhdon artikulli, duke kritikuar premisat që takimi i së shtunës të kthehet në një fiasko. 

Nga Foreign Policy
www.gazeta-shqip.com

Marsin e këtij viti, administrata Trump organizoi me sukses rrëzimin e një qeverie miqësore në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës.

Në vend të një operacioni të fshehtë të CIA-s, administrata dhe ambasada amerikane e shtuan hapur presionin, thotë Foreign Policy. Brenda disa javësh nga pezullimi i ndihmës për zhvillim dhe kërcënimi për tërheqjen e trupave amerikane nga forca paqeruajtëse e NATO-s, qeveria e kryeministrit reformist Albin Kurti, u zhduk.

Ndërsa Uashingtoni ishte i zënë me presion ndaj Kosovës, Moska dhe Pekini po bënin të kundërtën në Serbi: siguruan mbështetje kritike për pandeminë teksa koronavirusi nisi të pushtonte Ballkanin. Përveç avionëve dhe kamionëve me material që shkonin nga pajisjet mbrojtëse tek respiratorët, Rusia dhe Kina dërguan dhe personel për të kryer misione “shumë të dukshme”.

Ekspertët rusë të luftës biologjike kanë dezinfektuar spitale. Ekspertët kinezë të shëndetit publik nga Wuhan drejtuan zyrtarët serbë në modelin e rreptë të testimit dhe karantinës që u kthye në bazën e përgjigjes së këtij vendi ndaj pandemisë. Interesat e sigurisë kombëtare të Amerikës qëndrojnë në shembjen e modeleve ruse dhe kineze në rajon duke bashkëpunuar ngushtë me aleatët e europianë.

Fatkeqësisht, administrata Trump, në një përpjekje të nxituar për një grusht një ditor shteti të marrëdhënieve me publikun të planifikuar këtë të shtunë, e tronditi unitetin perëndimor në një moment kur Rusia dhe Kina kanë shtrënguar radhët mbi një axhendë subversimi rajonal.

Njoftimi bombë se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është paditur për krime lufte, e minoi strategjinë e administratës amerikane, vazhdon artikulli, duke kritikuar premisat që takimi i së shtunës të kthehet në një fiasko. Në vend të tregtisë apo rritjes ekonomike, përparimet më të mëdha politike në rajon kanë ardhur si rezultat ose I presionit të shtuar perëndimor, ose i lidershipit vizionar siç ishte rasti i kryeministrit grek Alexis Tsipras, i cili pati guximin të zgjidhte përfundimisht mosmarrëveshjen e emrit të Maqedonisë në vitin 2018.

Në një lëvizje tjetër të guximshme, Presidenti Malazez Milo Gjukanoviç i kërkoi falje Kroacisë në vitin 2000 për bombardimin e Dubrovnikut. Në të dy rastet, përparimet politike i hapën rrugën pikërisht asaj që Grenell po kërkon për Kosovën dhe Serbinë: pajtim i mirëfilltë mes armiqve të vjetër dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik.

Fatkeqësisht, Presidenti i Serbisë Vuçiç refuzon të hedhë hapin vendimtar që ndërmori Gjukanoviç drejt Perëndimit, por në vend të kësaj synon “ balancimin” e marrëdhënieve të Serbisë me BE dhe SHBA-në nga njëra anë me Kinën e Rusinë nga ana tjetër.

As nuk është i gatshëm, as si Tsipras, të ruajë nderin kombëtar përmes respektit të ndërsjellë dhe një frymë të mirëfilltë kompromisi.

Ndërsa Vuçiç flet për kompromis, ai refuzon të hedhë bazat për të, por në vend të kësaj tenton ta inkuadrojë kërkesën e tij thelbësore si kompensim për një humbje të hidhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *