Anija Sormovsky e ngarkuar me 3050 ton grurë ukrainas ka mbërritur të dielën në Stamboll, ka njoftuar Qendra e Përbashkët e Koordinimit me bazë në qytetin turk.

Anija është e para që transporton grurë nga Ukraina përmes Detit të Zi që nga pushtimi i Rusisë. Sormovsky ishte ngarkuar me 3050 ton grurë dhe ishte larguar nga porti ukrainas i Chornomorsk të premten.

Anija u pa duke kaluar ngushticën e Bosforit dhe duke u ankoruar atje, në pritje të inspektimit, transmeton Klan Kosova.

Ishte dërgesa e parë e grurit nga Ukraina, e cila, së bashku me Rusinë, përbënte gati një të tretën e eksporteve globale të grurit përpara pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *