Shkrimtari Anton Pashku kishte përfunduar edhe një roman, një vit para se të vdiste më 1995.
I njohur për romanin ‘Oh’, Pashku është vlerësuar veçanërisht për frymën e re dhe risitë që i solli letërsisë shqipe në stil dhe konceptim.
Në një bisedë në emisionin CODEX në KTV, djali i shkrimtarit, Paulin Pashku, ka treguar se babai i tij ka lënë një dorëshkrim për një roman tjetër të titulluar ‘Tri hije në Bruksel’.