Për shkak të masave kundër përhapjes së koronavirusit, është anuluar për këtë vit mbajtja e ceremonisë së ndarjes të çmimeve Nobel.

Përmes një njoftimi, Fondacioni Nobel ka bërë me dije se ceremonia nuk do të mbahet si ishte e paraparë për muajin dhjetor.

“Ky është një vit shumë i veçantë kur të gjithë duhet të bëjnë sakrifica dhe t’u përshtaten rrethanave plotësisht të reja, por ne do t’u kushtojmë vëmendje të ndryshme fituesve të çmimeve, zbulimeve dhe veprave të tyre”, ka thënë  për gazetën suedeze Dagens Nyheter, drejtori i përgjithshëm i fondacionit Lars Heikensten.

Fituesit e çmimeve Nobel shpallen në tetor, por ende nuk është plotësisht e qartë se si dhe në çfarë forme do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *